Dmitri Kuleba akuzoi NATO-n se nuk ka bërë asgjë kundër pushtimit rus të Ukrainës

Dmitri Kuleba akuzoi NATO-n se nuk ka bërë asgjë kundër pushtimit rus të Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitri Kuleba ka akuzuar Aleancën Veriatlantike se nuk ka bërë asgjë kundër pushtimit rus, dërsa përshëndeti vendimet e Bashkimit Evropian. “Ne e shohim NATO-n si një aleancë, si një institucion të braktisur që nuk po bën absolutisht asgjë,” tha Kuleba në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ai theksoi se në fillim të luftës, e cila filloi më 24 shkurt, NATO u konsiderua nga ukrainasit si një “forcë” dhe BE-ja si një institucion që “shprehte vetëm shqetësime”. “Por lufta hodhi poshtë maskat”, tha ai. “Ne kemi parë vendime revolucionare të marra nga Bashkimi Evropian, të cilat ata vetë nuk prisnin t’i merrnin”, tha ai. Ambiciet “euro-atlantike” të Ukrainës janë të sanksionuara në Kushtetutë, por autoritetet tani e bëjnë prioritet anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, saktësoi Dimirti Kuleba.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …