Komuna e Junikut organizon aktivitetin “Dita e Kullave” në Junik

Në kuadër të aktiviteteve jubilare për nderë të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, Komuna e Junikut organizon aktivitetin “Dita e Kullave” në Junik. “Gurë që fshehin histori” është motoja e aktivitetit, i cili do mbahet të Premten, me datë:  15.07.2022, në ora 11:00, ftohën të gjithë të marrin pjesë për t’u njohur nga afër me Kullat e Junikut dhe historinë e tyre. Aktiviteti do mbahet në Kullën “ Oda e Junikut ” dhe do përfshij këto aktivitete:

Ekspozitë me veshje tradicionale, Ekspozitë me fotografi të vjetra, Vizatime të nxënësve,  Këngë dhe valle.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …