Josep Borrell: Është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, Kosovë-Serbi

Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme, Josep Borell  është deklaruar për takimin e sotëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka shtuar se pret që të dy udhëheqësit e dy vendeve të jenë të hapur për të gjetur gjuhë të përbashkët. “Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Josep Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Edison Jakurti: Pas pandemisë u dyfishua numri i kosovarëve që kërkojnë punë në BE

Ekonomisti Edison Jakurti ka bërë të ditur se pas pandemisë së COVID-19 është rritur ndjeshëm …