Vlora Çitaku

Çitaku: Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar kryetaren e vendit, Vjosa Osmanin, kryeministrin, Albin Kurtin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallen Shvarc për shkak të mosvlerësimit nga ana e tyre e fjalimit të kryeministrit, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ai foli me fakte dhe zëshëm kundër padrejtësive që po ju bëhen drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Deputetja, Vlora Çitaku ka shkruar se urrejtja e autoriteteve tona është më e madhe se dashuria e tyre opër Kosovën. “Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB” ka shkruar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …