Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se shuma e mjeteve të ndara për disa rrugë, nuk mjafton për përfundimin e tyre

Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se shuma e mjeteve të ndara nga Qeveria Kurti për përfundimin e disa rrugëve që janë duke u ndërtuar, nuk mjafton për përfundimin e tyre. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu ka paralajmëruar se buxheti prej 69 milion eurove për autostraden e Gjilanit, rrugët Prishtinë-Podujevë, Dollc-Gjakovë, Kievë-Zahaq dhe Prishtinë-Mitrovicë, është i pamjaftueshëm për përfundimin e tyre. Ai ka shtuar se fondi prej 69 milion euro, është i pamjaftueshëm për përfundimin e këtyre projekteve, marr parasysh rritjen e çmimeve dhe të inflacionit në vend. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu ka shtuar më tutje se Qeveria po tregon se po i mungon përgjegjësia institucionale sepse këto projekte ende pa përfunduar po rrënohen apo po kanë nevojë për riparime.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …