PSD-ja e ka gjuajtur me qershi kryeministrin, Kurti, gjatë një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë

PSD-ja e ka gjuajtur me qershi kryeministrin, Kurti, gjatë një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë

Partia Socialdemokrate e ka gjuajtur me qershi kryeministrin, Kurti, gjatë një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, e ka publikuar edhe momentin kur është kryer ky veprim protestues. Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete. Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive. Ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nën-shtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Molliqaj. Kryeministri, Kurti,  po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hanë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …