Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që sot t’ ua ndajë pagat të gjithë mësimdhënësve

Ligji për Pagat, i miratuar në Qeverinë e Kosovës, hyn në fuqi vetëm një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare

Ligji për Pagat, i miratuar në Qeverinë e Kosovës, do të hyjë në fuqi vetëm një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, po që se Kuvendi e miraton së shpejti, dhe jo tetë muaj siç ishte në draftligj, ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra. Ajo është shprehur i bindur se Kuvendi do ta miratojë shpejt këtë ligj. Po që se miratohet, ai shkon për dekretim te presidentja e më pas del në gazetën zyrtare. Pas daljes në gazetën zyrtare, sipas Dobrës, pas një muaji ligji hyn në fuqi. Kemi mbajtur takime të shpeshta brenda institucioneve, qoftë me Ministrinë e Financave e të tjera. Jemi takuar mbi 100 herë. Jam takuar edhe me sindikatat e ndryshme. Kemi marrë parasysh një numër të madh të komenteve t tyre. ato që ishin të vlefshme i kemi akomoduar në projektligjin dhe si përfundim në diskutime edhe me MF-në, Thesarin, kemi arritur në përfundim që duhet ta shkurtojmë hyrjen në fuqi të projektligjit. Nuk do të jetë 8 muaj, por do të flasim për një muaj”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …