Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë të sulmojë rrjetin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, atë të gazit dhe në infrastrukturat tjera që konsiderohen si shtyllat e funksionimit të një shteti. Duke folur para gazetarëve në Bukuresh para takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ai tha se veprimet e tilla të kryetarit Vladimir Putin në sezonin e dimrit, janë përpjekje që dimrin ta shfrytëzojë si armë në Ukrainë. Kryetari ukrainas Vladimir Zelensky ka paralajmëruar bashkëkombësit që të përgatiten për një sërë sulmesh raketore në Ukrainë. E kemi kuptuar që terroristët po bëhen gati për sulme të reja, shtoi Zelensky. NATO-ja është zotuar se do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën, duke i dërguar armë të kalibrit të ndryshëm për t’ju kundërvënë agresionit rus.
Kontrolloni gjithashtu
Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				