Mihael Martess: U habita kur Kurti pranoi se ai dinte më pak për një zhvillim në vendin e tij, sesa ambasadori, Jeffrey Hovenier

Mihael Martess, gazetari i së përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemaine Caitung,  i cili kohë më parë ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka reaguar përsëri lidhur me intervistën.  Ai ka deklaruar se kishte mbetur i habitur kur Albin Kurti  ka pranuar publikisht se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka informacione më shumë sesa ai vetë dhe Qeveria e tij për situatën në veri të Kosovës. Politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë ose nuk dinë diçka, ka saktësuar z Miahel Martess. Unë personalisht u habita që z. Kurti pranoi se ai dinte më pak për një zhvillim të caktuar në vendin e tij sesa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  pasi politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë,  sesa të thonë sinqerisht se dinë, ose nuk dinë diçka”, ka saktësuar  Martens.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …