Nga një janari stikersat me ngjyrë të gjelbër  

Nga një janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jene me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.  

Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit  

Përndryshe implementimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.  

Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 % private. Pra, qytetaret nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre.  

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …