Memli Krasniqi

M.Krasniqi: A di kush të tregojë nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në Evropë nuk ka material për pasaporta

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh se asnjë arsyetim për mungesën e materialeve për prodhimin e pasaportave nuk e arsyeton Qeverinë e paaftë dhe inkompetente. Problemi me materialet është tash e disa muaj, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Gjermania që t’iu mundësojë mërgimtarëve udhëtim me pasaporta të skaduara. Festat në Kosovë janë gjithmonë më të mira e më të ngrohta me mërgimtarët tanë prezent. Për fundvit, ata tejkaluan sfidat dhe peripecitë e shumta që ju shfaqën kësaj radhe, vetëm që të jenë pranë familjeve e që ndërrimin e moteve ta kalojnë bashkë me ta”. Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre, Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Asnjë arsyetim nuk i shfajëson qeveritarët e paaftë për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta?, ka pyetur Memli Krasniqi

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …