Euro

Ligji i ri për paga në sektorin publik, parasheh që kryetarët e komunave të paguhen në bazë të numrit të banorëve

Ligji i ri për paga në sektorin publik, parasheh që kryetarët e komunave të Kosovës të paguhen në bazë të numrit të banorëve që ka komuna që ata udhëheqin. Sipas këtij ligji, i cili pritet të hyjë në fuqi pas një muaji, paga e kryetarit të kryeqytetit do të jetë më e larta. Koeficienti i kryetarit të kryeqytetit sipas këtij projektligji është 15. Ndërsa, për dy numra më pak, pra 13 është koeficienti i kryetarëve të komunave që kanë mbi 100 mijë banorë. 12.8 është koeficienti për kryetarët që udhëheqin komunat që kanë 70 mijë deri në 100 mijë qytetarë. Ndërsa kryetarët e komunave që kanë prej 50 mijë deri në 70 mijë qytetarë e kanë koeficientin 12.6. 12.4 është koeficienti për kryetarin e komunës që ka 30 mijë deri në 50 mijë qytetarë. Për 0.2 më pak është llogaritur të jetë koeficienti i kryetarit të komunave që kanë 20 mijë deri në 30 mijë qytetarë. 12 është koeficienti për komunën që ka nga 10 mijë deri 20 mijë qytetarë ndërsa të fundit me koeficient 11.8 radhiten kryetarët e komunave të Kosovës në të cilat numri i popullsisë është më pak se 10 mijë qytetarë. Sipas Ligjit për paga, dallime në mes të koeficienteve në bazë të numrit të banorëve do të ketë edhe për kryesuesin e Kuvendit Komunal në secilën komunë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja në mes të kryetares, Vjosa Osmani dhe kryekuvendarit, Glauk Konjufca, vë në dukje tensionet institucionale në Kosovë

Tensionet në mes ty dy institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës dolën në …