Shqipëria po përshpejton modernizimin e ushtrisë në kohën e tendosjes së sigurisë kombëtare e rajonale

Shqipëria po përshpejton modernizimin e ushtrisë në kohën e tendosjes së sigurisë kombëtare e rajonale

Shqipëria po e përshpejton modernizimin e ushtrisë në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe sulmet e fundit kibernetike, kanë shtuar shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe rajonale. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpalosur disa nga arritjet në vitin që e lëmë pas, por edhe objektivat për vitin 2023 në fushën e mbrojtjes territoriale dhe civile. I shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Arben Kingji e drejtori i Përgjithshëm Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Ministri Peleshi u shpreh se pas marrëveshjes për pajisjen me dronët Bayraktar, Forcat e Armatosura do të pajisen edhe me sistem raketor antitank “Xhavelin” dhe sistem kundërajror “Stinger”. Me tej ministrit Peleshi tha se në 2022 nisi puna për ndërtimin e Bazës Taktike ajrore të NATO në Kuçovë. Ministri theksoi se kjo është e para bazë ajrore e NATO dhe jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria. Shqipëria ka pozicion strategjik në Ballkanin Perëndimor, por është edhe vend aleat i NATO, i sigurt, i qartë në orientimin e vet edhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët, si  në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, por edhe vende të tjera”, tha Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë,  Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …