Edhe pse nuk lejohet që konsujt të jenë politikë, Qeveria ka rekomanduar Blerim Rekën e Vetëvendosjes për konsull në Amerikë

Blerim Reka: Perëndimi dikur mendonte se nuk arrihet paqja pa Millosheviqin, sot mendon se paqja arrihet me Vuçiqin

Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka komentuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, ku mori përgjigje negative nga ana e KFOR-it. Ai ka theksuar se KFOR-i, siç edhe pritej, i ktheu përgjigje negative provokimit të fundit luftënxitës të presidentit të Serbisë. Sipas tij duket se jo të gjithë ndërkombëtarët mësuan dot nga historia ballkanike. Madje po e përsërisin gabimin e djeshëm. Para tri dekadash, gabimisht besonin se ‘nuk arrihet paqja pa Millosheviqin, sot ndërkaq ka ende të tillë që gabimisht shpresojnë se ‘paqja arrihet me Vuçiqin’”, ka shkruar Blerim Reka.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

PDK ngre alarmin: Dështime në zinxhir, nga bujqësia te infrastruktura dhe siguria ushqimore

Kritikat ndaj qeverisë janë ashpërsuar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë …