Kryetari Haliti u takua me përfaqësuesin e CDF, Oltion Beshiri

Kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Oltion Beshirin përfaqësues i CDF, i cili e ka njoftuar kryetarin Haliti në lidhje me projektin pesëvjeçar “Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës” (IEEA). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti tha se sikur çdo vit tjetër komuna e Vitisë është e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare. Ky projekt që financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka për qëllim fuqizimin dhe rigjallërimin e bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave të goditura nga pandemia Covid-19, duke iu ofruar mundësi më të mëdha ekonomike dhe rrjedhimisht, duke rritur qëndrueshmërinë e bizneseve të synuara dhe duke nxitur efekt zinxhiror në tërë sektorin privat në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …