Brickos

Sot në Bursa të Turqisë është hapur ekspozita me fotografi që pasqyrojnë krimet e terrorit serb në luften e fundit në Kosovë

Me datë 16.01.2023 në Bursa të Turqisë është hapur ekspozita me fotografi që pasqyrojnë krimet e terrorit serb në luften e fundit në Kosovë 1998/99, dhe do të jetë e hapur deri me datë 19.01.2023. Në hapjen e ekspozitës moren pjesë përfaqësues të institucioneve, të shoqërisë civile dhe shumë qytetar. Në mesin e të pranishmëve ishin: Recep Gündüz, kordinator për kulturë në Konsullaten e nderit të Kosovës në Bursa. Fahrettin Gülener, konsull nderi i Republikës së Kosovës në Bursa. Fikri Özder, Fondacioni i familjeve të dëshmorëve dhe Veteranëve në Turqi dega në Bursa. Refik Özen, deputet i zonës së Bursës në parlamentin Turk. Suzan Novobrdaliu, konsull i përgjithshme i Republikës së Kosovës në Stamboll. Kjo ekspozitë është organizuar nga OJQ “For New Life Kosovo” në bashkpunim me Qendren kulturore të Kosovës në Bursa, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …