Vitia përfiton edhe një projekt

Komuna e Vitisë do të jetë përfituese e një projekti që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në këtë komunë. Projekt ky që implementohet nga Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë (QKSS) i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë. Kryetari Haliti, e ka mirëpritur këtë projekt pasi që në këtë komunë jetojnë komunitete të ndryshme fetare dhe etnike duke potencuar Vitia është shembull në këtë drejtim. Ai megjithatë potencoi se projekti ka një rëndësi të veçantë, pasi që ndihmon në ruajtjen e bashkëjetesës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai …