Xhemajl Fetahaj

Adem Grabovci: Veprimtaria politike e Xhemajl Fetahajt në shërbim të Atdheut

T’i kujtosh dhe t’i bësh publike përjetimet e së kaluarës si dhe opinionin tënd për ngjarje të caktuara historike apo dhe personalitete të veçanta, është një nga detyrat më të vështira. Është një nga detyrat më të vështira, sidomos po të kesh qenë vet pjesëmarrës i atyre ngjarjeve dhe zhvillimet politike dhe sociale, ndërkaq personi për të cilin do të shkruash dhe rrëfesh ka qenë njëri nga shokët, miqtë, bashkëveprimtarët më të veçantë të një periudhe të së kaluarës së rënd të Kosovës dhe popullit tonë. Dhe, pikërisht njëri nga këto personalitete ishte Xhemajl Fetahaj, djaloshi fjalëpakë, guximtar dhe i përkushtuar gjer në flijim për çlirimin, lirinë dhe pavarësimin e Kosovës.

Duke qenë së bashku të organizuar në një grup të fshehtë politik, i cili shtyllë bosht të veprimtarisë së tij politike kishte arritjen e statusit të Republikës për Kosovën, të drejtat njerëzore dhe lirinë kombëtare për shqiptarët, në pajtim me kërkesën gjithëpopullore të shtruar në demonstratat studentore të pranverës së vitit 1981 në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, me Xhemajlin kam pas fatin të njihem shumë herët, që në rininë tonë të hershme.

Me Xhemën, me veprimtarinë e tij të guximshme, dhe jo me atë direkt, si person dhe veprimtar i çështjes kombëtare, kanë pas rastin e mirë të njihen sa e sa herë qytetarët shqiptarë të Rrafshit të Dukagjinit. Kanë qenë të shumta rastet kur ata kanë mundur t’i shohin të gdhira rrugët, largpërçuesit, godinat dhe objektet e caktuara me parullat e shkruara prej tij: “Duam Republikë”; “Kosova Republikë” etj. Për pasojë, Xhemajli bie edhe në burg.

Pas mbarimit të burgut politik, pas dënimit të rëndë prej 6 vitesh të shqiptuar në vitin 1984, ku do të dallohej dhe bëhej shembull për ish të burgosurit tjerë politikë si me qëndresën në hetuesi ashtu dhe gjatë vuajtjes së dënimit, veprimtaria politike kombëtare e Xhemajl Fetahajt shënon një stad tjetër më të lartë të zhvillimit. Tani në vend të parullave të shkruara, Xhemajlin e ndeshim në organizimin dhe daljen në ballë të demonstratave popullore të vitit 1990, që kishin shpërthyer si në shumë qytete të tjera të Kosovës edhe në Pejë. Ndërkaq në demonstratën e gruas të organizuar në Pejë, së bashku me bashkëveprimtarë të tjerë, kishte për detyrë kryesore ofrimin e mbrojtjes së armatosur dhe garantimin e tërheqjes pa rënë në duar të UDB-së të bashkëveprimtareve tona.

Veprimtaria politike e Xhemajl Fetahajt në shërbim të Atdheut, kthesën vendimtare e shënon me fillimin e Aksionit të Pajtimit të Gjaqeve në shkurt të vitit 1990 në Kosovë, të cilin e kishim filluar së bashku me ish të burgosurit politikë Have Shala, Ibrahim Dreshaj, Lulëzim Etemaj dhe Myrvete Dreshaj, e që për qëllim final kishte shuarjen e gjakmarrjes dhe unifikimin e popullit tonë në përpjekjet dhe sfidat e reja në rrugëtimin tonë si popull drejt çlirimit dhe lirisë së Kosovës, duke përfshirë edhe parapërgatitjen për luftën e armatosur çlirimtare. Dhe krahas mbështetjes së pakursyer si dhe angazhimit që Aksioni, i shndërruar shumë shpejtë në lëvizje gjithëpopullore, të arrijë suksesin e pritshëm; pajtimin dhe unifikimin e shqiptarëve të hasmëruar në mënyrë që lufta e ardhshme të mos i gjej të ndarë dhe armiqësuar mes vete, Xhemajli do të vazhdonte edhe veprimtarinë e fshehtë politike. Prandaj edhe shumë shpejt, që pas arritjes së pajtimeve të para, ku ai dha kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në shtrirjen e dorës së pajtimit në mes të Buçollëve, do të ngarkohet me detyra shtesë të karakterit ushtarak; sigurimit dhe strehimit të armatimit si dhe rekrutimit të pjesëtarëve të parë të grupeve të armatosura, me qëllimin final- përgatitjen për luftën e cila nga ne shihej hapur se ishte e pashmangshme, si mjeti më efikas dhe më se i domosdoshëm i çlirimit të vendit.

Për të mos rrezikuar veprimtarinë dhe organizimin që ishte arritur në atë kohë, meqë UDB-ja e kishte vënë në shënjestër të goditjes, Xhemajli në mënyrë të koordinuar nxirret jashtë Kosovës, për t’u vendosur në Gjermani. Rrethanat e reja jetësore dhe organizative, nuk paraqesin ndonjë vështirësi a pengesë të posaçme në përkushtimin politik atdhetarë të Xhemajl Fatahajt. Pa ngurrim dhe pa humbur kohë, ai do t’i rikthehet Lëvizjes Popullore të Kosovës, tashmë jashtë vendit, gjegjësisht organizimit dhe veprimtarisë së saj shumëdimensionale në drejtim të përshpejtimit të krijimit të rrethanave të domosdoshme, që nga resurset humane e gjer tek ato materiale, në kuadër të Fondit të Luftës “Vendlindja Thërret”, e logjistike për luftën e cila do të fillohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, drejtuar ushtarakisht dhe politikisht nga Shtabi i saj i Përgjithshëm.

Duke qenë i lindur, rritur, edukuar dhe bërë si parim jetësor dhënien e shembullit personal, Xhemajl Fetahu nuk mundi të qëndrojë kohë të gjatë fizikisht larg frontit të luftës çlirimtare në të cilin ishte hedhur Kosova dhe i gjithë Kombi ynë. Pasi që i bashkëngjitet këtij fronti në Koshare, merr detyrën e komandantit të forcave komando “DELTA”, ku do të dallohet për rolin e fuqishëm dhe tejet të rëndësishëm në riorganizimin dhe ripozicionimin e këtyre forcave në funksion të mbarëvajtjes së luftimeve të UÇK-së.

Gjithashtu e vlen për t’u theksuar patjetër se Xhemajli shquhej për afrinë e tij me bashkëluftëtarë, prandaj e gëzonte besimin e tyre të paluhatshëm si dhe ju shërbente si burim frymëzimi dhe ua shtonte kurajën për t’u përballur edhe më guximshëm, më me vendosmëri dhe përkushtim me forcat armike.

Duke konfirmuar bindjen dhe orientimin e tij politik kombëtar, se liria e Kosovës dhe popullit shqiptar nuk mund të fitohej pa sakrifica dhe flijim, Xhema bie heroikisht në altarin e lirisë më 31 maj 1999 në pozicionet luftarake të C/2-shit, pas një serie ballafaqimesh luftarake të pandalshme në mes të UÇK-së dhe forcave armike serbe, për të fituar pavdekësinë në kujtesën e bashkëluftëtarëve, miqve, shokëve dhe mbarë Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …