Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar nëndegë në Padova të Italisë

Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar nëndegë në Padova të Italisë

Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar nëndegë në qytetin e madh, Padova të Italisë. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Elmi Reçica, i cili tregon se kryetar i nëndegës është zgjedhur Sefer Buzhala. Në kuadër të rikthimit dhe fuqizimit të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, sot në Padova të Italisë, u themelua nëndega për këtë qytet. Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh biznesmeni i suksesshëm Sefer Buzhala, dhe po ashtu u votua për kryesinë e nëndegës. Të pranishëm në këtë takim ishin aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe çështjes kombëtare, intelektualë, të rinj e të reja të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre të bëhen pjesë aktive e PDK-së, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës. Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës si dhe zgjedhjen e Sefer Buzhalës në krye të saj, ka shkruar Elmi Reçica në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …