DhTIK emëron drejtoren ekzekutive

DhTIK emëron drejtoren ekzekutive

Bordi i Drejtorëve të DhTIK ka emëruar Zana Beqiri-n si Drejtoreshë Ekzekutive të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Zana Beqiri është juriste me profesion dhe vjen me një përvojë mbi 22 vite menaxhimi vendore dhe ndërkombëtar si dhe ka udhëhequr projekte të ndryshme emergjence dhe ato zhvillimore ndërkombëtare në nivel qëndror, regjional dhe më larg.

Kjo përvojë e ndërlidhur me një numër të madh sektoresh do të ndihmojë DhTIK-në në rritjen dhe zhvillimin edhe me të madh të Dhomës në shërbim të bizneseve dhe rritjen e kontributit për përmirësimin e infrastrukturës lligjore të vendit tonë.

Bordi dhe stafi i urojnë suksese Drejtoreshës.

Zana Beqiri është emëruar me mandat trevjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …