Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ-ja cakton afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për anëtarë të dy kuvendeve komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e katërt për vitin 2023, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore i referohen afatit prej 45 ditësh dhe zbatimi i tyre do të fillojë nga data 9 mars 2023.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …