Vadym Skibitsky: Ukraina është e gatshme për kundërofensivë në pranverë

Zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadim Skibitski ka deklaruar se forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse, që janë duke tentuar ta pushtojnë Ukrainën. Ai ka shtuar më tutje se qëllimi i Kijevit zyrtar, është që ta çlirojë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Moska më 2014. “Ne do të ndalemi kur ta kemi shtetin tonë sipas kufijve të vitit 1991. Ky është mesazhi ynë për Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar”, ka theksuar mes tjerash, zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadim Skibitski.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së

Veteranët paralajmërojnë veprime të reja në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime të reja …