Kryeministri Kurti udhëton sot në Bruksel për t'u takuar kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot  do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Dje Albin Kurti ka pranuar një letër të përbashkët nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni në lidhje me takimin e sotëm  në Bruksel dhe propozimin Evropian. Siç njofton Zyra e Kryeministrit në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian. Macron, Scholz dhe Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit, thuhet në njoftim. Ata në letrën e tyre kanë përmendur edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në konkluzionet e tij të datës 9 mars, Këshilli Evropian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Serbisë dhe Kosovës t’i përmbahen, plotësisht dhe pa kushte, detyrimet që u angazhuan në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015 për të krijuar Asocacionin e Komunave me Shumicë serbe”, thuhet në letrën e përbashkët të Macronit, Scholcit dhe  zonjës Meloni.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …