DHTIK viziton Ambasadën e Kosovës në Austri

DHTIK viziton Ambasadën e Kosovës në Austri

DHTIK viziton Ambasadën e Kosovës në Austri.
Rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe Ambasadës sonë në Wien ishte temë kryesore e takimit në mes të Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, z.Skënder Krasniqi dhe Ambasadorit tonë në Austri, z. Lulzim Pllana.
Me këtë rast z.Pllana e njoftoi z.Krasniqi me punën e Ambasadës dhe kontributin që është duke e dhënë në lidhjen e bizneseve që janë të interesuara të investojnë në Kosovë, por edhe ata që janë të interesuar të eksportojnë produkte në Austri. Po ashtu u diskutua edhe shqyrtimi i mundësive për organizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta në mes të DHTIK-së dhe Ambasadoreve.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS Njoftim FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në …