LB: Lista Serbe po luan me Kosovën

Lëvizja për Bashkim: Propozimi evropian është një marrëveshje që e largon edhe më tepër zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Duke folur për propozimin evropian,  të cilin e ka pranuar kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Serbisë, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se pas zyrtarizimit të të ashtuquajturit plan franko-gjerman, opinioni publik pati mundësi që ta shohë përmbajtjen e plotë dhe zyrtare të këtij propozimi. Në tërësinë e tij, ky propozim jo vetëm që nuk e trajton drejt problematikën në mes të Kosovës dhe Serbisë, por plani e komplikon dhe e vështirëson edhe më shumë zgjidhjen e problemeve reale të mbetura të pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë, si për nga mënyra e trajtimit të pavarësisë së Kosovës, ashtu edhe për faktin se plani  propozon zgjerim të mëtutjeshëm të privilegjeve për serbët e Kosovës dhe forcon lidhjen legale të “komunitetit të vet-menaxhuar” me Serbinë”, ka saktësuar Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …