Sot në Mitrovicë përkujtohet sulmi gjakatar serb mbi banorët shqiptarë, më 13 mars të vitit 1999, në tregun e këtij qyteti

Sot në Mitrovicë përkujtohet sulmi gjakatar serb mbi banorët shqiptarë, më 13 mars të vitit 1999, në tregun e këtij qyteti

Sot në Mitrovicë përkujtohet masakra që ndodhi 24 vjet më parë në tregun e këtij qyteti.  Asokohe nga ai sulm i forcave policore  serbe mbetën të vrarë gjashtë persona, në mesin e tyre fëmijë e gra. Numri i të plagosurve ishte 128, të cilët morën trajtim mjekësor në spitalin që gjendej në pjesën veriore të Mitrovicës. Por ende tre persona rezultojnë të pagjetur, edhe pse ishin dërguar të plagosur në këtë spital. Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit takohen  në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 24 vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …