Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë një vizitë zyrtare në Azerbajxhan është takuar me kryetarin e shtetit, lham Alijev

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë një vizitë zyrtare në Azerbajxhan është takuar me kryetarin e shtetit, lham Alijev

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar  një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku është takuar me kryetarin e këtij Shteti,  Ilham Alijev. Vizita e kryetarit Bajram  Begaj në Baku të Azerbajxhanit  lidhet me punimet e organizatës, “Global Baku Forum”. Gjatë takimit me kryetarin  Alijev u diskutua për çështjet e energjisë dhe rajonit. Begaj tha se bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe te mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve  mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se  ka shprehur besimin e tij  se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …