The New York Times: Piramida e Tiranës, po shndërrohet në Qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon

The New York Times: Piramida e Tiranës, po shndërrohet në Qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edia Rama ka deklaruar se Piramida e madhe e kohës së Enver Hoxhës, së shpejti do të jetë gati për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan. Gazeta, “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull projektit transformues të Piramidës së Tiranës që do të kthehet në një qendër të madhe rajonale të teknologjisë dhe inovacionit dhe e cila pritet të hapet këtë pranverë. Piramida e Tiranës, po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon. Piramida do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Një revistë e njohur  ka vlerësuar transformimin e  Piramidës në Tiranë si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …