Smaj Latifi: Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me këshilltarët e USAID-it, ka shënuar ngritje në kontrollin e brendshëm, prokurimin publik

Sot, me bashkëpunëtorë dhe në praninë e z. Enrique Botero – USAID KMI, Drejtor i projektit, morëm pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID-i, ku para nesh u prezantua Plani dhe Rezultatet e Gradimit të Komunës së Rahovecit, si pjesë e memorandumit të mirëkuptimit për Integritetin e Komunave të Kosovës.
Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me këshilltarët e USAID-it, ka shënuar ngritje në kontrollin e brendshëm, prokurimin publik, menaxhimin e financave publike dhe në tregues të tjerë të gradimit 2021 si dhe rezutate për vitin 2022, si në vijim:
* Treguesi i indeksit të Buxhetit;
* Treguesi i indeksit të Prokurimit;
* Treguesi i indeksit të Menaxhimit të Projekteve të Buxhetit;
* Treguesi i indeksit të Menaxhimit të Projekteve;
* Treguesi i indeksit të ZKA-së;
* Treguesi i indeksit të Auditimit të Brendshëm;
* Treguesi i indeksit të Transparencës;
* Treguesi i indeksit të Perceptimit të kënaqshmërisë qytetare;
* Treguesi i indeksit të efektivitetit të prokurimit dhe të ndjeshmërisë ndaj korrupsionit;
* Si dhe në çështje të tjera të nevojshme për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në kuadër të partneritetit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe USAID KMI.
Do të jemi edhe më të përkushtuar në secilën fushë që të shënojmë përparime e përmirësime edhe më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …