Shefi i BE-së, Josef Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi po qëndrojnë për vizitë, në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë arritur në Shqipëri. Dyshja  e lartë evropiane po  qëndrojnë në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. Mbrëmë, Borrell është takuar me kryeministrin Edi Rama. Sot, zyrtarët e BE do të mblidhen për Këshillin e Stabilizim Asocimit që pritet të mbahet në vendin tonë. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj. Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla refuzojnë dorëheqjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale, ndërsa ministrja e …