leoni

Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e dy avionëve luftarakë rusë Mig 29, në Batajnicë

Vuçiq, rikonfirmon se nuk do ta pranojë Kosovë si shtet pavarur, as anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke improvizuar të fortin në bisedime me Albin Kurtin  ka treguar pse nuk e ka nënshkruar të shtunën në Ohër marrëveshjen dhe as aneksin implementimit, derisa ka potencuar se Serbia është e gatshme të punojë në implementim, deri te vijat e saj të kuqe. Ai ka thënë se nuk mund të bëjë marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës, për mua nuk është e njohur ndërkombëtarisht.  Si vija të kuqe të Serbisë, Vuçiç ka përmendur kundërshtimin e pranimit të Kosovë si shtet pavarur dhe pranimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pas çdo samiti dhe takimi, në çdo vend, unë pa mëdyshje flas për vijat e kuqe të Serbisë, që kanë të bëjnë me kundërshtimin e pranimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe pranimit të Kosovës në OKB, siç e shihi, këtë edhe sot e kam thënë, se askush, asnjëhere nuk mund t’i vë obligim ligjor Serbisë për atë që Serbia nuk e ka pranuar. Prandaj, nuk kam nënshkruar atë që BE-ja e ka quajtur marrëveshje e as Ankeksin. Mirëpo, Republika e Serbisë është e gatshme të punoj në implementim, deri tek vijat e saj të kuqe, për shumë arsye.”, ka thënë presidenti serb.  (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …