Abelard Tahiri: Për herë të parë në Kosovë, Qeveria Kurti i legalizojë targat e lëshuara nga Serbia

Abelard Tahiri ka reaguar pas pajtimit të kryeministrit, Kurti dhe kryetarit serb Vuçiq për Aneksin e zbatimit të Planit Evropian

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së,  Abelard Tahiri ka reaguar pas pajtimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit  serb Aleksandar Vuçiq për Aneksin e zbatimit të Planit Evropian. Ai ka shkruar se për më shumë se një dekadë, Albin Kurti ua ka mohuar dy milion qytetarëve të Kosovës një normalitet shoqëror e politik, sipas tij, duke premtuar ndryshime radikale në dialogun me Serbinë, si shtegun më të afërt për të ardhur në pushtet. Pavarësisht pretendimeve për t’iu dhënë tjetër emër, gjërave shumë të qarta si zajednica e autonomia politike për serbët, nga dita e djeshme, që të dyja e kanë vulën e Albin Kurtit. Marrëveshja e tij me Vuçiqin, jo vetëm që nuk është e plotë për shkak se nuk i ka sjellë Kosovës as njohje, as funksionalitet, por është e pa përmbyllur sepse  i ka hapur dyert dilemave të cilave Albin Kurti nuk do të mund t’iu shpëtojë me deklarata”, ka shkruar Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …