Martin Klatt: Rreziku nuk vjen nga vetë njësia autonome, por nga mundësia e aneksimit të pjesës veriore të Kosovës nga Serbia

Martin Klatt: Rreziku nuk vjen nga vetë njësia autonome, por nga mundësia e aneksimit të pjesës veriore të Kosovës nga Serbia

Drejtori i grupit për studimin e minoritetit danezo-gjerman në Qendrën Evropiane për Çështjet e Minoriteteve, Martin Klatt ka analizuar termin “nivel i përshtatshëm i vetëmenaxhimit” për të cilin janë pajtuar të shtunën kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiq, Ky term është përshtatshëm, por i mungon kuptimi ose thelbi dhe varet nga interpretimi politik. Mund të kuptohet nga autonomia kulturore në autonomi territoriale.  Prandaj,  asociacionet e komunave nuk formojnë domosdoshmërisht rajone autonome brenda një hapësire territoriale të një shteti ekzistues. Megjithatë, sipas tij, rreziku nuk vjen nga vetë njësia autonome, por nga mundësia e aneksimit të pjesës veriore të Kosovës nga Serbia. Në këtë rast, do të argumentoja, nuk është aq shumë secesioni/shkëputja, por aneksimi/bashkimi me Serbinë ai që është kërcënimi i perceptueshëm. Kjo do të dëmtonte rëndë parimin e integritetit territorial të çdo shteti siç parashikohet në Kartën e OKB-së, si kusht kryesor për paqen botërore”, tha ai. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, vlerësohet të jetë një mekanizëm i dytë i madh për serbët e Kosovës – pas votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e komunitetit serb, është një lloj vetoje – porse, atë po e kërkon një “palë e tretë” nën kontrollin e tij, me idenë e interferimit në një sistem të brendshëm.(albanianpost)

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …