leoni

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeff Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së vendit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë,  në Ohër është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.  Takimi i 18 marsit në Ohër, solli një tjetër pajtim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket procesit të dialogut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …