PDK-ja mbështet “Marshin për Drejtësi”, organizuar nga platforma “Liria ka emër”, i cili mbahet më 2 prill, në Prishtinë

PDK-ja mbështet “Marshin për Drejtësi”, organizuar nga platforma “Liria ka emër”, i cili mbahet më 2 prill, në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka biseduar në takime të ndara, Grupin Parlamentar të PDK-së, Kryesinë e PDK-së dhe kryetarët e degëve. Gjatë këtyre takimeve, kryetari PDK-së Memli Krasniqi ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për “Marshin për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, për datën 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë, para nisjes së procesit gjyqësor. Memli Krasniqi i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e PDK-së në organet drejtuese që të organizohen dhe të ftojnë çdo aktivist, votues dhe secilin qytetar të Kosovës pa dallim që t”i bashkohen Marshit për drejtësi, më 2 prill. Mesazhi i Marshit për Drejtësi është paqësor dhe qytetar, në solidarizim me krerët e luftës e paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, para fillimit të procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës

Kryetari i  Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot u nderua  me titullin “Qytetar Nderi” …