Brickos

Ferat Shala: Ka vdekur veterani i luftës dhe atdhetari, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit

Sot po ndahemi me njërin nga luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ndahemi me Zeqir Shalën, i cili tërë jetën e tij i’a kushtoj familjes dhe atdheut.

Po ndahemi me një luftëtarë lirie, i cili nga orët e para të luftës për liri, ishte aktiv dhe pjesëmarrës në betejat e lavdishme të Grykës së Llapushnikut, Gjergjaj, Negrovcit, Vuçakut, etj.

Baca Zeqë jo vetëm që ishte luftëtar, por ishte motiv frymëzimi e guximi. Ishte organizator dhe aksionist i shkëlqyeshëm. Ai mbante gjallë humorin dhe traditën tonë edhe në vijat e luftës. Ai na bashkonte kur duhej të na bashkonte.

Emblema, uniforma, arma dhe mjekrra e tij, e bënin të veçantë në gjithë periudhën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I dukej pak që të vinte vet në radhët e UÇK-së, dhe me vete kishte marr djalin dhe vajzën.

Pusho i qetë Baca Zeqë, në dheun e vendlindjes që aq shumë e doje!

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 22.03.2023, në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vuçak.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …