Brickos

Kanë vazhduar përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin Bonne Nouvelle, në Paris të Francës

Kanë vazhduar  përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin Bonne Nouvelle,  në Paris të Francës. Situata është shumë e tensionuar. Nuk prisnim që të dilte nga kontrolli kaq shpejt, raportohet nga vendi i ngjarjes. Të paktën 800 mijë protestues  janë mbledhur në kryeqytetin e Francës, numri më i lartë deri tani sipas raportimeve. Ndërkohë, ministria e Brendshme e vendit nuk ka publikuar ende shifra.

Mediet raportojnë se të paktën 350-400 persona, të gjithë të veshur me të zeza, me flakadanë në duar kanë sulmuar bizneset në zonë. Policia është duke u përgjigjur me gaz lotsjellës, megjithatë turma mesa duket është e papërballueshme për forcat e rendit. Edhe pas eskalimit të rëndë të gjendjes së sigurisë në vend, kryetari i Francës Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel për samitin e marsit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …