Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Shtrenjtimi i rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë është në shkallë më të lartë se sa është pritur

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se shtrenjtimi i rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE  është në shkallë më të lartë se sa është pritur. Me këtë shtrenjtim kur shkalla e inflacionit është afër rreth 13 për qind, kostoja e ekzistencës së familjeve kosovare do të jetë e ekspozuar ndaj këtyre faktorëve të rëndë ekonomik. Kur i shtojmë shkallën e planifikimit që ka bërë ZRrE-ja, tash në 14 deri në 15 për qind të tarifave të energjisë, është një shkallë e lartë shumë ma e lartë se sa që është prit dhe është planifikuar sipas të gjithë parametrave. Çështja do të vështirësohet tej masë për konsumatorin sepse ai, tashmë është i ekspozuar 15 për qind ngritjes së tarifave të energjisë dhe diku 13 për qind është shkalla e inflacionit sot. Kur i shtojmë kësaj edhe gjendjen e përgjithshme ekonomike, rritjen si asnjë herë më parë të importeve dhe shumë çka tjetër. Kostoja e ekzistencës së familjeve tona do të jetë jashtëzakonisht e ekspozuar para këtyre faktorëve të rëndë ekonomik që po ju servohet tashmë”, ka thënë Ferat  Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …