Brickos

Kumrie Prenku- Karaqica: 13 prilli datë që na e mori më të dashurit e familjes

Kumrie Prenku- Karaqica, gruaja e dëshmorit të kombit Kadri Karaqica, ka përkujtuar 13 prillin e vitit 1999 me ç’rast ka shkruar: 13 prilli datë që na e mori më të dashurit e familjes, duke na lënë me lot në sy sot e përjetësisht. Ëndrra të shumta të lëna në mes por misionin kryesor të përfunduar me sukses,të çlironin Nënë Kosovën. Kadriu, Avdiu dhe Xhevdeti dhuruan gjënë më shenjtë jeten dhe gjithçka për të ruajtur çdo pëllëmb të vatrës sonë. Dëshira e tyre ishte që Kosova të jetë demokratike,me të rinj ambicioz e që e dinë se atdheu është përtej shpirtit. Unë përulem para vepres suaj me plotë nderë e krenari,ju jemi mirënjohes për sa të egzistoj emri Kosovë. Ju jeni krenaria jonë, ju jeni të gjallë sepse u flijuat për të mos u harruar kurrë. Lavdi dëshmorëve,të rënëve dhe martirëve që çliruan Kosoven me nderë e dinjitet !

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …