leoni

Policisa

Policia ka njoftuar se në Leshak të Leposaviqit, tri veturave u është vënë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në në Leshak të Leposaviqit, tri veturave u është vënë zjarri. Në njoftimin thuhet se kjo është bërë e ditur nga një qytetar që e ka raportuar rastin në Polici. “Fshatin Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin të cilin është duke e trajtuar”. “Tvrdane, Leposaviq  15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij” thuhet në këto dy njoftime të Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …