leoni

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar për luftime të ashpra në qytetin Bakhmut

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar për luftime të ashpra në qytetin Bakhmut mes ushtrisë ukrainase dhe dhe ushtrisë ruse. Zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës, Serhiy Cherevatyi ka njoftuar se beteja të përgjakshme të papara në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit. “Ushtarët tanë po bëjnë të pamundurën në beteja të përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake dhe për të thyer moralin e armikut. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses” ka theksuar zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës, Serhiy Cherevatyi. Naga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se luftëtarët e grupit mercenar Wagner kanë pushtuar dy zona të tjera të Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Moskës në Ukrainën lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …