Agjencia Kadastrale e Kosovës, për të herë të parë organizon një takim në format të tillë, duke mbledhur kryetarët e komunave të Kosovës

AGJENCIA KADASTRALE E KOSOVËS, ORGANIZON TAKIM KOORDINUES NDËRINSTITUCIONAL ME KRYETARËT E KOMUNAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Takimi koordinues mbahet nesër më datë 23 maj 2022 prej orës 9:30-13:00 në sallën e konferencave, Hotel Emerald, Prishtinë.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, për të herë të parë organizon një takim në format të tillë, duke mbledhur kryetarët e komunave të Kosovës, dhe akterë të tjerë më rëndësi, për të diskutuar zhvillimet e fundit, planet dhe objektivat në fushën e Kadastrit, Pronës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës.
Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional, e në veçanti bashkëpunimi me Zyrat Kadastrale Komunale në regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave kadastrale, është i një rëndësie të veçantë. Në takim do të prezantohen reformat ligjore, dhe hulumtime të rëndësishme mbi kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet publike kadastrale.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …