Fondi i Grave të Kosovës ndau 29 grante në vlerë prej më shumë se 214,000 Euro

Fondi i Grave të Kosovës ndau 29 grante në vlerë prej më shumë se 214,000 Euro

Sot, më 22 maj, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sesion orientues me ç’rast ndau 29 grante në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FKG), në shumën e përgjithshme prej € 214,755.

Më konkretisht, në kuadër të këtij raundi janë ndarë 29 grante me mbështetjen e: Fondacionit Sigrid Rausing (SRT) për mbështetjen organizative në vlerë prej € 124,596.50.

për 13 grante. Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në bashkëfinancim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, si pjesë e nismës “Avancimi i iniciativës për të drejtat e grave II” mbështeti 14 grante në vlerë prej € 69,311.70. Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) me nismën e RrGK-së: “Ngritja e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i Barazisë Gjinore gjatë Pandemisë COVID-19” u mbështetën dy grante në vlerë prej €19,998.

Përfituesit e granteve të mbështetura nga SRT janë:

  • Handikos Mitrovica – €10,000.00
  • OPDMK, Organizata për Distrofi Muskulore e Kosovës – 9,880€
  • Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës – 10,000€
  • Youth Association for Human Rights (YAHR) – 10,000€
  • Shoqata e Juristëve Norma – 9,998€
  • Women`s Inclusion Center (Zenski Inkluzivni Centar) – € 10,000
  • Mitrovica Women Association for Human Rights – € 8,969
  • Rrjeti i Organizatave të Grave Rome Ashkali dhe Egjyptiane të Kosovës – RROGRAEK – (10,000€)
  • Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve Prizren – 5,760€
  • MEDICA KOSOVA (MK) – 10,000€
  • Centar Manjinske Zajednice – 9,991€
  • Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) – 9,998€
  • She Solutions / Ajo Zgjidhje – 10,000€

 

Përfituesit e granteve të mbështetura nga ADA janë:

 

  • Youth Association for Human Rights – me nismën “Ngritja e vetëdijës dhe avokim për kujdes shëndetësor cilësor” (4,999.95€)
  • Women’s Alliance for Integration me nismën – “Mobilizimi i grave dhe vajzave Rome, Ashkalike dhe egjipitane për të drejtat mbi shëndetin mendor dhe seksual” (5,000€)
  • Ura Sociale – me nismën “Promovimi i  edukimit cilësor & transformimit të normave tradicionale gjinore” (4,497€)
  • Humanus Vita – me nismën “Përfshirja e edukatës seksuale dhe sfidimi i stereotipeve drejt transformimit të normave gjinore përmes edukimit” (4,916€)
  • Have Hope -me nismën “Mbrojtja e shëndetit të grave dhe vajzave – ndërgjegjësimi për kancerin tek gratë” (5,000€)
  • Handikos Mitrovica – me nismën “Fuqizimi i grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara: Një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit riprodhues” (5,000.00€)
  • Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës – me nismën “Edukimi gjithpëpërfshirës për fëmijët e verbër dhe me të pame të dobësuar” (4,998.75€)
  • Follow up me nismën “Analizë e kurrikulës shkollore dhe e formave edukuese mbi pëlqimin seksual në shkolla të mesme” (€ 5,000€)
  • MEDICA KOSOVA (MK) me nismën “Ekzaminimi i perceptimit në arsimin e mesëm për dhunën seksuale të kohës së luftës dhe stereotipet që lidhen me dhunën seksuale dhe dhunën me bazë gjinore” (5,000€)
  • OJQ “Drugëza” me nismën “Rritja e qasjes së grave në kujdes shëndetësor cilësor” (5,000€)
  • Gruaja fermere me nismën “Promovimi i kujdesit shëndetësor primar të grave në vende rurale” (4,995€)
  • Moravski Biser me nismën “Kujdesi shëndetësor i barabartë për të gjithë” (€ 4,971€)
  • Center for Education and Community Development – Friends me nismën “Të mbijetuarat e kancerit avokojnë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore/onkologjike në Komunën e Mitrovicës” (5,000€)
  • EcoKosWomen EKW me nismën “Promovimi i kujdesit shëndetësor: pjesë e domosdoshme e jetës” (4,934€)

 

Përfituesit e granteve të mbështetura nga BE janë:

  • The Ideas Partnership me nismën “Fuqizimi i grave dhe të rinjve romë, ashkali dhe egjiptianë në avokim dhe edukim shëndetësor” (9,998€)
  • Network of Organizations for Rural Development of Kosovo – NORDK me nismën “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale” (10,000€).

FGK e RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera financimi dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në zonat rurale dhe/ose personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 281 grante, duke përkrahur 153 organizata, në një shumë të përgjithshme prej 1,691,822 euro. Në vitin 2023, FGK mbështetet nga BE-ja, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (Sida), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Fondacioni Sigrid Rausing.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …