Sot, në ditëlindjen e tij të 58-të, në fshatin Mrasor, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë e bashkëpunëtorë, vizituan Shtëpinë-muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri. “Skënderi do të mbetet një prej shembujve më frymëzues për atdhedashuri, sepse i shërbeu atdheut dhe ia fali jetën e tij, pas një veprimtarie të gjatë e të bujshme të angazhimit për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Kjo Shtëpi-muze pasqyron të kaluarën tonë të lavdishme.”- u shpreh kryetari Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
