Dimitri Medvedev

Kryetari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Dimitri Medvedev, kërcënon Volodimir Zelenskin me varje

Kryetari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Dimitri Medvedev, kërcënon  Volodimir Zelenskin me varje.  Medvedev paralajmëron se kryetari i Ukrainës, Volodimir  Zelenski do të varet si Duçja në sheshin Loreto, pas Luftës së Dytë Botërore. Medvedev kërkoi nga ushtria ruse që të nisë një ofensivë për të ndaluar synimet  e Ukrainës. Qëllimi i Rusisë nuk duhet të jetë vetëm të çlirojmë tokat tona dhe të mbrojmë njerëzit tanë, por edhe të rrëzojmë plotësisht regjimin nazist të Kievit, nënvizoi  ish kryetari i Rusisë. Duhet të bëjmë çmos që të ndalojmë armikun, që prej kohësh ka paralajmëruar një kundërofensivë të madhe, saktësoi Dimitri Medvedev.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …