Deklaratë-Apel: Çështja e Çamërisë është e drejtë, ka ardhur koha të zgjidhet

Abedin Rakipi: Përpara me kryqin në një dorë dhe në tjetrën thikën, për të shfarosur çamët e për ta zhbërë Çamërinë

Hristo Meksi, në shkrimin e vet mbi kryengritjen “greke” dhe luftëtarët që morën pjesë në të, shkruante: “…në atë kryengritje lëftuan vetëm shqiptarët: nga njera anë të krishterët, nga ana tjetër muhamedanët…Fituan shqiptarët e krishterë”. Po –në të vërtetë- “fituan grekërit, duke derdhur gjakun shqiptarët e krishterë e muhamedanë…Megjithëqë punën ua bënë të parët, grekërit bënë Greqinë dhe e quajtën «Ellas»(Elinismos) me mbret të quajtur “Mbret i Elinëve” e le të kishin brenda atyre kufive 800.000 shqiptarë dhe le ta kishin fituar luftën shqiptarët. Ua bënj detyrë këndonjëset që këto gjëra t’i mejtojnë pakë e t’i zgjidhin mirë në mendje e në zemër të tyre”.(1)
Ndersa Kapiteni Odise Andreuçua pasi u rrit dhe u edukua ushtarakisht nga Ali Pashe Tepelena me djallezine dhe tradhetine me te madhe kaurre siç e kane ne gjak e braktisi ate ne momentet kritike te Aliut.
Mbiemri i vërtetë i tij ishte Verrúshi. Lindi në Prévezë; pra ishte çam e jo arvanit. I ati i tij ishte bërë vëllam me Ali p. Tepelenën. I edukuar dhe i stërvitur që djalë i ri në shkollën ushtarake alipashiane, Odiseu shpejt u bë një nga kapedanët kryesorë të tij.
Pas rrethimit të A.p.T. në Janinë, me qëllim që të lehtësonte goditjet osmane kundër tij, kaloi në rreshtat e kryengritësve që luftonin kundër hënës për fitoren e kryqit. Shkëlqeu në disa luftime tejet të rrepta., si në përleshjen e famshme të Mesollonjës(gusht 1822). Falë cilësive dhe aftësive të tij, arriti të ngjitej në krye të kryengritësve beotianë e thesalianë.(2)
Në të përkohshmen “Pàrnasos” të shkurtit 1916 shkruhej: “Më të shumët e ushtarëve tanë ndërmjet tyre flasin shqip me një mënyrë që e bëjnë dëgjuesin të kujtojë se gjëndet në ushtrinë e mbretit të Shqipërisë, princ Vidit e jo në ushtrinë e mbretit të Greqisë, Kostandinit…Ky është një zakon i keq…që duhet ç’rrënjosur me tërë masat e rrepta të duhura”.(3)
Pra siç deshmon edhe ky dokument pjesa derrmuese e ushtrise greke ishte e perbere nga arvanite, dhe suliote te krishtere ish-shqiptare te kthyer ne greke tashme. Ishin gjithashtu ushtaret e kesaj ushtrie qe ne ne vitet 1913-1914 pushtuan edhe pjesen jugore te shtetit shqiptar duke kryer krimet dhe masakrat me monstruoze, ndaj banoreve muslimane jugshqiptare. Gjithashtu ishte kjo ushtri qe ne çamerine muslimane kreu vrasjet, torturat, perdhunimet, internimet nga çameve muslimane. Çdo lexuesi te ketyre deshmive natyrisht i lind pyetja:
Pse keta ushtare nese ishin vertete shqiptare ne gjak e ne zemer siç paraqiten nga disa historiane bashkekohore te pasdemokracise si Arben Llalla e Hajredin Isufi, kryen qindra krime nga me monstruozet ndaj bashkekombasve te tyre muslimane ne Çameri dhe Shqiperine e Jugut?
Pergjigjen e gjejme ne moton e gjeneralit Theodhori Griva me prejardhje shqiptare por qe u be me grek se greket duke masakruar çamet muslimane.
Bua-Griva Theodhoraq lindi ne 1797 ne Preveze dhe ishte me prejardhje shqiptare nga familja e Gjin Bue Shpates qe me pas morri emrin Griva. Ne 1854 se bashku me arvanitin tjeter Karaiskaqi u vu ne krye te nje armate greko-arvanite dhe me thirrjen : “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën” u versul neper Çamerine Lindore dhe e perzhiti ate deri ne rrjedhen e Kalamait. Fshatra çame muslimane si Forteza, Koriqani, Luzeci, etj thuajse u zhduken fare. U thye nga luftetaret çamer e leber te drejtuar nga Mahmut Bej Vlora dhe i ndoq deri pertej Meçoves. Tmerret dhe llahtaret qe ai kreu mbi bashkekombasit e tij muslimane i pershkroi ne hollesi Perevoi. Si shperblim i gjakderdhjeve dhe i gjemave te bera prej tij kunder ish-bashkekombasve te tij muslimane qeveria Greke me 1862 i dha graden mareshal i ushtrise greke. (Pyrsos fq. 14)(4)
Pra motoja e qarte e Grives ishte “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”, qe ne vetvete nenkupton nje lufte te paster te kryqit kunder islamit. Por per ta pasuruar dhe thelluar akoma me shume qartesine e kesaj ideje po ju sjell edhe thirrjen qe Sulioti Marko Boçari i bente Pargariteve shqiptare me date 28.06.1821 tekstualisht:
“Pargarite! Gjarpri u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo mbi anedetin e Epirit.” (5)
Pra siç tregohet qarte edhe nga kjo deshmi te gjithe ata qe sot na serviren nga historiani Suliot Arben Llalla si heronjte shqiptare te Revolucionit Grek kane luftuar qartesisht per kryqin dhe Greqine kunder Islamit, dhe shqiptareve muslimane. Ky revolucion je vetem ishte anti-musliman por ishte edhe automatikisht anti-shqiptar, perpara se te ishte anti-osman.
Por le te vazhdojme me tej me provat historike.
Ne vitin 1914 siç e permend edhe historiani Basil Kondis ne librin e tij “Greece and Albania 1908-1914” arvaniti Pavel Kondurioti, kryeadmirali i flotes greke bombardoi gjithe bregdetin e Çamerise dhe te Shqiperise Jugore. Justifikimi zyrtar i qeverise greke per kete gjest ishte asgjesimi perfundimtar i mbetjeve te ushtrise Osmane ne Shqiperi. U deshen telegramet e shumta te qeverise se Vlores drejtuar Kombeve te Bashkuara per ta ndaluar kete bombardim. Por ajo qe eshte me kulminantja eshte fakti se pjesa derrmuese e detareve te tij flisnin shqip me dialekt arvanitçe. Keto trupa te shumta arvanito-greke morren pjese ne luften qe ushtria greke zhvilloi kunder çameve dhe turqve ne rrethimin e Janines dhe Bezhanit. Ndersa ne nje ane muslimanet me mish e me shpirt mundoheshin ta mbanin Çamerine dhe Janinen brenda kontrollit shqiptar keta kombmohues luftonin per te krijuar Megali-idene.
Por le te vazhdojme me tej. Nje tjeter fakt historik i pamohueshem i pohuar edhe nga vete Mithat Frasheri eshte ai i Kolonel Dhimiter Boçarit, sternip i Marko Boçarit. Dhimitraq Boçari ishte kolonel i armates kryqtare-athino-fanarite dhe ne vitin 1923 perfaqesues i Qeverise Greke ne Komisionin Nderkombetar te Kufirit Shqiptaro-Grek, armik i tejet i hidhur i shqiptareve. Ai organizoi vrasjen e Gjeneralit Italian Telinit sepse ky i fundit i dha disa fshatra kufitare Shqiperise. (6) Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(9)
Te gjithe arvanitet dhe Suliotet e Revolucinot Grek dhe me pas benin pjese ne organizaten e fshehte FILIQI ETERIA organizate fanatike ortodokse dy nga tre themeluesit e saj ishin me prejardhje shqiptare ortodokse. Ata ishin Nikolle Skufa dhe Thanas Çakalli; i treti ishte Panajot Anagnostopulli. Finiqi Eteria ne programin e saj parashikonte: “ Bashkim te armatosur te te gjithe te krishtereve te Perandorise Osmane per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen.”(7)
Ne Finiqi Eteria benin pjese Marko Boçari, Theodhor Kollokotroni, Aleksander Ipsilanti, Petro Mavromihali, Kiço Xhavella, dhe shume arvanite dhe suliote te tjeter siç ishin edhe Zervatet e Sulit. Te gjithe luftuan per nje mbreteri te madhe Ortodokse te pavarur, dhe duke qene se kete gje ja mundesoi vetem Greqia ata u bene greke duke luftuar kunder shqiptareve qe ne shumicen derrmuese mbeten muslimane dhe shqiptare. Krimet dhe aktet antishqiptare te Sulioteve dhe Arvaniteve i gjejme edhe ne shembullin e Hristo Hristovasilit.
Hristo Hristovasili lindi ne Janine, bir i nje familjeje te njohur Suliote. Vjershetar e novelist, i dores se pare, deputet i Janines. Sekretar i Shoqerise grekperhapese “Eliniqi Eteria”, nepermjet te ciles tok me Kazazin(Kryetarin) çeshtjes shqiptare i qiten mjaft pengesa dhe i shkaktuan deme te ndieshme etj. Shtypi shqiptar i qindvjeçarit te 20 e ka pas goditur shpesh si kundershtar dinak, kaperdredhes, njeri me shume fytyra… Madje me 1914 beri pjese edhe si Minister i se ashtuquajtures Qeveri Vorioepiriote me qender ne Gjirokaster. Vdiq ne Janine pas nje jete te gjate ne sherbim te Greqise dhe natyrisht ne dem te Shqiperise, edhe pse ishte me kombesi shqiptare, dhe Suliot me origjine, ai si shume suliote te tjere luftuan per Greqine ne dem te Shqiperise, gje kjo qe te bind qart se Suliotet edhe pse ishin shqipfoles ishin Greke ne zemer, dhe antishqiptar. (8)
Faktet historike jane aq te shumta saqe po ti sjell te gjitha ne kete shkrim do te behej shume i gjate dhe merzites per lexuesit, ndaj po ndalem edhe ne nje pike te fundit kulminante per sa i perket ketij shkrimi. Eshte ai i Suliotit Napolon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore realizoi zbrazjen dhe masakren e madhe te Çamerise. Ai ishte me prejardhje nga Zerva, fshat ne luginen e lumit Lelove, fqinje me Bulmetin, Daren dhe Qerasoven ne Sulin Juglindor. Paraardhesit e tij i gjejme ne ligen suliote qe u luftua nga çamet dhe Ali Pashe Tepelena, qe me pas u shperngul prej Sulit. Ata ishin Tushe Zerva, Diamant Zerva, Dhimo Zerva etj per te cilet flitet gjate edhe ne librin “Histoire de la regeneration de la Grèce.” Ne largimin e Sulioteve nga Suli pas marreveshjes se tyre me Veli Pashen u largua edhe familja Zerva nen drejtimin e Dhimo Zerves ne vitin 1803. Me sa duket nje pjese e tyre u vendosen ne qytetin e Nartes, ku lindi edhe Napolon Zerva. Ai i nxjerr kryet ne 1926 ku shfaqet si oficer besnik dhe mik i ngushte i Gjeneralit Arvanit Theodor Pangallos(10). Ai pasi kreu masakren dhe zbrazjen e Çamerise nga çamet muslimane ne nje nga mbjedhjet qe zhvilloi ne athine me vartesit e tij deklaroi plot mburrje dhe krenari: “Kombi grek e ka per detyre te me ngreje mua nje statuje prej ari, sepse ate qe ai nuk kishte mundur ta bente dot per qindra vjet rresht: zhdukjen e shqiptareve muslimane çame, une e bera brenda 6-7 muajve.” Ndersa ne Paris ne ne vitin 1950 ai deklaronte: “Tani edhe nese vdes ndjehem i qete, sepse detyren qe mu besua per spastrimin e Epirit nga myslimanet e Çamerise, e permbusha.”(11)
Nje nga vartesit kryesore te Napolonit ishte Jan Dan Popoviti, gjithashtu ortodoks nga fshati shqipfoles i Popoves ne veri ne maleve te Sulit dhe ne juglindje te qytetit te Paramithise. Statujen qe kerkoi Napolon Zerva qeveria greke ja ngriti ne Gumenice. Ajo statuje edhe sot e kesaj dite qendron dhe tregon Napolon Zerven me nje dore drejtuar nga Shqiperia qe simbolizon perpjekjen e tij per ta kapur sa me shume çame. Kjo statuje qendron krenare ne Gumenice kurse çamet duke harruar historine, gjakun, atdheun, dhe fene e tyre sot jane ne nje pasivitet dhe mosperfillje te thelle qe shume shpejt do ti kushtoje atyre moskthimin me kurre ne Çameri.
________________________
(1) Hristo Meksi Kryengritja greke dhe luftetaret qe morren pjese.
(2) Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia Jugshqiptare fq. 221
(3) (“Ora” nr. 5, dt. 1.1.1929, fq. 4-5).
(4) Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia Jugshqiptare fq. 298
(5) François Pouqueville Histoire de la regeneration de la Grèce 1740-1824 vol. 3 fq. 131-134.
(6) Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia Jugshqiptare fq. 390
(7) Ibid fq. 731
(8) Ibid fq. 851 dhe Perpjekja Shqiptare 1914
(9) Viset kombetare Shqiptare ne shtetin Grek fq. 362
(10) Viset kombetare Shqiptare ne shtetin Grek fq 416
(11) Fletorja « Kosova » nr. 14(68) Tirane, gusht 1944, fq. 3

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …