Njoftim për fermerët nga Komuna e Malishevës

Njoftohen të gjithë fermerët nga komuna e Malishevës të cilët kanë aplikuar për subvencione (pagesa direkte në vitin 2023) se nga data 15/08/2023, e deri më 15/09/2023 hapet aplikimi për pranimin e dëshmive për shpenzimet e kryera (faturave të plehut artificial dhe pranimi i dëshmisë për sasinë e grurit të dorëzuar në mulli apo në pika të grumbullimit të grurit). Të gjitha dëshmitë duhet të dorëzohen në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …