Time Kadriaj

Time Kadrijaj: AAK-ja ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Albin Kurti iu shërben agjendave armiqësore

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së një Bajqinovacit të vetëvendosjes, e cili shpërfilli deklaratat e deputetes Kadrijaj, duke i trajtuar si  “hajgare”. Deputetja Time Kadrijaj ka shkruar se  ka kohë që AAK-ja  ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Albin Kurti iu shërben agjendave armiqësore.

Bëj thirrje publike për aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!

A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse?

A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?

Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e Albin Kurtit e shton dyshimin që ai është i kapur nga armiqtë e Kosovës, ka shkruar deputetja, Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …