Smajl Latifi: Sot, në Dejnë dhe Dobidol nderuam kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve

Sot, në Dejnë dhe Dobidol nderuam kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve
Në Dobidol, u përkulëm para lapidarit të dëshmorit të kombit, Mark Sopjani, i rënë me 4 shtator 1998.
Në Dejnë, nderuam kujtimin për dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë me 4 shtator 1998.
U bënë plotë 25 vjet ku në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, predhat e artilerisë serbe goditën për vdekje: Leonora Bytyçin e cila ra bashkë me të vëllain, dëshmorin Arben Bytyçin, poashtu, aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi dhe fëmiu 15 muajsh Driton Hoti. Në Liskofc, u plagosën rëndë e lehtë, edhe 52 vetë.
Dejni ia fali luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi dhe Qemajl Bytyçi, si dhe përveç emrave të lartpërmendur, edhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti.
Sot dhe përherë u përkulemi dhe me përkushtim veprës së dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti të rinjtë pjesëmarrës në projektin për mendim kritik dhe qytetari aktive

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti të martën në takim përfaqësuesit e …