Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut. Në dëshminë e tij ai pretendon se në mars të vitit 1999, nga pjesëtarë të UÇK-së, është marrë nga shtëpia e tij dhe dërguar në fshatin, Biqec. Dëshmitari ka pranuar  se në atë periudhë kishte shitur dru për policët serbë.  Dëshmitari, Agim Idrizi është një banor i Kosovës që është marrë nga disa anëtarë të UÇK-së në mars 1999 nga shtëpia e tij dhe është dërguar në Biqeq. Para se të ndalohej, dëshmitari ka shitur dru për disa serbë, policë serbë, ai e ka mbështetur UÇK-në por nuk është kyçur asnjëherë në UÇK. Ai  së bashku me tre të ndalurit e tjerë, së pari janë dërguar në një bunker pastaj të një shtëpi. Edhe të ndalurit e tjerë janë rrahur keq nga anëtarët e tjerë të UÇK-së. Ai dhe të ndalurit e tjerë nuk kanë marrë asnjë as ushqim të mjaftueshëm dhe nuk u është thënë se cilat kanë qenë arsyet e ndalimit të tyre”, ka lexuar prokuroi James Pace

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …